Warner Bros. dhe New Line Cinema janë në përgatitje të filmit të ri me titull “Rampage”.

Rolin kryesor në këtë film e luan Dwayne Johnson, kurse regjinë e ka bërë Brad Peyton.

Bashkëpunimi i kësaj dyshe rezultoi shumë i suksesshëm në filmin “San Andreas”.

Filmi “Rampage” është frymëzuar nga videoloja e viteve të tetëdhjeta, ndërsa protagonisti kryesor është i afërt me një gorilla të hirtë, e cila përmes një eksperimenti është transformuar në një përbindësh të zemëruar.

 Në filmin e ri aksion, Johnson përpiqet ta shpëtojë gorillën, ndërsa njëkohësisht lufton me kafshët tjera të egra.

 

Ndërkohë që në filmin “San Andreas”, aktori përpiqet t’i shpëtojë anëtarët e familjes pas një tërmeti shkatërrues.

 Krahas tij, në “Rampage” aktrojnë edhe Naomie Harris, Malin Akerman, Jake Lacy, Joe Manganiello, Jeffrey Dean Morgan, P.J. Byrne, Marley Shelton, Breanne Hill, Jack Quaid e Matt Gerald.

Filmi do të nisi shfaqjen nëpër kinema më 20 prill të vitit 2018. /Telegrafi/