Shkruan Arben Fetai

1. Mbrëmë fitoi aparati shtetëror sllav bashkë me shërbyesit e tij shqiptarë, duke shtypur dhe shtrembëruar vullnetin politik të shqiptarëve përmes shantazhimit, blerjes së votës dhe mobilizimit të paparë të votuesve jo-shqiptarë kundër Aleancës me Besë. Ky shtet, në këtë formë dhe më këtë qasje, është një shtet retrograd i cili të kujton kohërat e errëta të diktaturës moniste. Një shtet i tillë i cili shtypës është i papranueshëm dhe kërkon reflektim nga shqiptarët për të ardhmen e tyre në të.

2. Partia e dalë nga lufta e UÇK-se, BDI, nga mbrëmë mund të thirret në gjithçka, por në shqiptarët jo sepse ajo më së paku fitoi me vota shqiptare. Ajo tani është një nën-degë e kriminializuar e LSDM-së e cila vepron në komunat me shumicë shqiptare përmes BDI-së, ashtu siç veprojnë partia Labour në Skoci apo partia socialiste spanjolle në Katalonia. BDI tani është një trup i huaj dhe për zgjedhjet e ardhshme, asaj nuk i mbetet zgjidhje tjetër pos që të shkrihet në LSDM. Pyetja e vetme është se ku do të shkojë pjesa kriminale e BDI-së.

3. Gostivari, 20 vjet pas ngjarjeve të 9 korrikut, sërish i prinë rilindjes shqiptare në Maqedoni dhe do të jetë vendi nga ku fillon një fazë e re e politikës shqiptare në këtë shtet. Ata mund ta kenë marrë përkohësisht Strugën, Tetovën, Dibrën dhe Çairin me ndihmëm e aparatit shtetëror shtypës dhe të elektoratit jo-shqiptar, por shqiptarët folën qartë: Ziadin Sela dhe Aleanca me Besë janë shqiptarët e këtij shteti. Ziadini u ngrit në këmbë pas 27 prillit kur ata tentuan ta eliminojnë fizikisht. Ai do të ngritet sërish edhe më i fortë pas kësaj përpjekje për ta eliminuar politikisht. Vazhdojmë përpara!