Flokë të shndritshëm e me volum është gjithçka vajzat me flokë të hollë duan, por gjetja e ekuilibrit midis shkëlqim natyral dhe yndyrës është më e vështirë nga se mendohet ! Sebumi është yndyra natyrale e flokëve që i mban ata të shëndetshëm, por mbiprodhimi i tij e bën më të vështirë përkujdesjen ndaj flokëve. Më poshtë do të lexoni 7 produkte natyrale që mbajnë nën kontroll prodhimin e yndyrës.

1. Aloe vera. Një mënyrë e shkëlqyer për të hequr qafe vajin nga flokët tuaja është xheli i aloe verës. Aplikoni xhel direkt në kokën tuaj dhe lëreni për pesë deri në shtatë minuta e më pas lajini flokët si normalisht.
2. Lëng limoni. Cosmopolitan gjithashtu rekomandon përdorimin e lëngut të limonit për të ndihmuar në rivendosjen e pH në lëkurën e kokës. Përzieni 1/2 filxhan ujë me lëngun e një limoni dhe aplikojeni në rrënjët e flokëve.
3. Birra. Alkooli ka aftësi të thajë yndyrën e kokës ! Ajo që duhet të bëni është të lani flokët me birrë e më pas t’i shpëlani .
MOS PËRDORNI
1. Uthull molle
WebMD thotë se duhet ta shmangni përdorimin e saj pasi me kalimin e kohës ajo do të dëmtojë flokët tuaj
2. Sode buke. Një tjetër përbërës që duhet shmangur kur vjen puna tek kujdesi për flokët është soda e bukës. Do t’i thajë flokët e do t’i elektrizojë.