Një paciente me kancer do t’i kalojë ditët e fundit të jetës së saj afër burrit të saj prej 67 vjetësh, falë stafit bujar të spitalit.
Beatrice Whitehead, 87 vjeçare, ishte diagnostifikuar me kancer në eshtra gjashtë vjet më parë, por së fundi kishte refuzuar të trajtohej më shumë, shkruan gazeta britanike Metro.
Andaj, ajo u vendos në një spital në Manchester katër javë më parë, dhe jo më larg, burri i saj 87 vjeçar Bert Whitehead, u sëmur me një infektim në fshikëz dhe në gjoks, meqë rast u shtrua në spitalin e njejtë.
Tani, spitali i ka vendosur shtretërit e të dy të dashuruarëve afër njëri-tjetrit, vendim që bija e tyre, Suzanne Hall, e përshkroi si të mrekullueshëm.