Aktivisti i çështjes kombëtare , njëherit bashkëvendasi i Ali Ahmeti , Fazli Veliut dhe Musa Xhaferit , Selam Bajrami përmes një letre të hapur i është drejtuar opoinionit duke shruar detaje nga e kaluara e tyre e ku mes të tjerash Aliun , Fazliun dhe Musën i quan si Tridem Psikopat  dhe si projekt i UDB -së.  Për më tepër mund ta lexoni letrën e shkruar nga Selam Bajrami .

Shkruan Selam Bajrami 

Përfundimin i letrës së hapur me datë 09. 01. 2016 me nëntitull “Ruski Rulet” e bëra për arsye që t`u jap kohë organeve kompetente për verifikimin e të dhënave në ato katër shkrime për të cilat mbajë përgjegjësi dhe jam në gjendje të përgjigjem para çdo Gjygji ! Me shpresë që Prokuroritë e shteteve përkatëse e kan përfunduar hetimin, prej sot vazhdoj me sqarimin për veprimtarinë e përbashkët me personat e apostrofuar.

VAZHDIM I LETRËS SË HAPUR (Rrëfim periudha 08.1981-07.1984)

Në pritje të një vendimi nga Avokati, që nga 02.05.2016, jam duke banuar lart e poshtë nëpër hotele deri sa të vendos ku do ta vazhdoj qëndrimin, në Zvicër apo në ndonjë shtet tjetër të Europës. Këtë fund jave vendosa që të bëj një shetitje të vogël, të vizitoj disa qytete dhe brenda mundësive edhe ndonjë dashamir. Nga Weil am Rhein me tren udhëtova deri në Spachingen, u vendosa në një hotel ku gjeta një dhomë të lirë. Gjatë udhëtimeve zakonisht lexoj ndonjë libër. Kësaj radhe rastisi të kesha në dorë një botim të Ministrit të Mbrojtjes të R. së Kosovës të periudhës 1991-1995. Pasi pushova pak, bëra një xhiro nëpër qytezë dhe ndërkohë i shkruajta një SMS një Nipi që banon në afërsi e njoftova ku gjindem dhe e ftova për darkë, kuptohet nëse ka kohë dhe dëshirë. Nipi erdhi pas orarit të punës dhe shkuam për darkë në një Restauran gjerman, por pronari na doli Serb, edhe Hoteli më doli Serb, po ajo ka pak randësi, kështu është këndej. Gjatë darkës folëm biseda të përgjithëshme rreth situatës politike i tregova kah dua të kaloj këtë fundjave dhe e pyeta a mund të marrë një Nr. Tel. Të Gjermanisë në emër të tij, pasi nuk kam të drejt në emrin tim, përshkak që nuk jam banor rezident.

Nipçja përveç që ishte dakord më tregoi edhe vendin dhe personin ku të drejtohem të nesërmen. U ndamë me natën e mirë. Të nesërmen ka ora nëntë më thirrë në telefon dhe shumë i shqetësuar më thotë që nuk mundet të marrë Nr. Tel. pa prezencën e tij për shkak të nënshkrimit. Për ta qetësuar i them mos u mërzit se nuk e kam të domosdoshëm dhe i dëshiroj punë të mbarë. Ndërkohë Nipi më shkruan një letër të çuditëshme se si unë e paskesha rrejtë dhe kam dashtë ta shfrytëzoj. Për t`ia nxjerrë fundin skajshmërisht më shkruan edhe disa fjalë të pa matura rreth qëndrimeve të mia politike rreth Tradhëtisë së Tridemit Psikopat që len të kuptohet se Nipollçja qenka ose i infektuar nga Tridemi Psikopat ose i zënë peng. Kësi far rastesh për mua nuk jan aspak befasi sepse unë njëherë jam befasuar edhe atë para dy dekadash, prandaj befasitë e vogla të kësaj natyre nuk më shqetësojnë aspak. I këtheva një përgjigjje të matur e udhëzova ta ruaj vetveten mos bëhet Lavatriçe e të tjerëve, duke e përshëndetur për herë të fundit. Në vazhdim më 20. 05. udhëtova për Rotweil e kalova ditën duke shetit nëpër qytetin e vjetër të Rotweil-it. Të shtunën dhe të dielën kisha planifikuar t`i kaloj në Stuttgart. Gjatë rrugës pasi i lexova disa lajme dhe disa postime në FB vazhdova me Librin e Nikë Xheloshit. Në mungesë të kyqjes në internet nuk iu lajmërova mikut që kisha planifikuar ta takoj spontanisht në rast se ka kohë për kafe, vetëm për pikë të qefit për kurgjë tjetër.

Në Stuttgart pas një shetitje të shkurtër u vendosa në një hotel, bëra kyqjen në internet, lexova edhe disa lajme jo të këndëshme edhe një letër të avokatit dhe në fund vendosa mos e thirrë edhe at mikun në kafe, sepse s`ia vlen. I irrituar tejmase nga rastet e lartpërmendura, mbase Tridemi Psikopat ka arritë të infektojë edhe pleshtat e mi nënshqetullorë, me intrigat dhe shpiunat e shumarve ka arrit të dezinformoj gjithandej ku ka gjet hapësirë, mbase ka arrit që edhe Diplomatët më të sprovuar t`i detyrojë të ndjehen të mashtruar nga bisedat vjellëshpërthyese, mbase bodigardat e kryekriminelit (kryeministrit) tërheqin zvarë një Zonjë që është rrit jetime pikërisht nga UDB-a, ndërsa Kosova qeveriset ende nga UDB-ashat dhe kriminelët, mora një qëndrim të çuditëshëm.

Të shetis duke rikujtuar të kaluarën nëpër rrugë të Stuttgardit që kam qenë më dhjetra herë gjatë viteve 80-të dhe 90-të, jo për të shetit por i angazhuar me punë të ndryshme rreth aktiviteteve të asaj kohe. Për të ma shtuar edhe më tepër sikletin, rastësisht në Base, 14. 06.02016 2 sheshin e Pallateve dëgjoj një zë fëmiu (6-7 vjeçar) që mban një fjalim në gjuhën turke duke u bërë thirrje dëgjuesve kalimtarë për PAQË ! Bëra një xhirim të shkurtër dhe vazhdova duke menduar për të bërtitmet tona të asaj kohe rrugëve Europës (Kosovë-Republikë, Liri-Demokraci, Poshtë UDB-ja, etj.). Në vazhdim të këtyre shetitjeve lart e poshtë më 26 maj shkova në Zürich për të vizituar Ekspozitën e Emrushit. Rreth orës 14:30 mbërrina tek Galeria Krone, por dera ishte mbyllë ! Vendosa të këthehem më vonë dhe pas një shetitje të shkurtër u këtheva tek Froschaugasse ku ndodhet Galeria Krone dhe para hyrjes vrejta “mumjen” alias Intrigantin të shoqëruar nga nja dy “bodi garda” që i ka zënë peng duke ju treguar “përralla me mbretër”. I befasuar për të mirë vazhdova rrugën duke qesh dhe duke kujtuar këngën “ashtu na kanë thënë, ashtu na ka dalë” vendosa që pikturat e Emrushit t`i vëzhgoj virtuel. Ndërkohë më informuan se intriganti i shqetësuar nga burgosja e “dajës vogël” ka marrë strajcën e rrenave dhe ka ardhë në Zvicër për të luajtur herë “Jezu Krishtin” e herë “Muhametin a.s.” Ka filluar me propagandimin e Halunacioneve duke u mbajtë “ders” injorantëve për “Skenare strategjike”!!! Daja i vogël (Azem Syla) në vitin 1995 në rrethin e Kërçovës përveç që shfrytëzonte gatishmërinë e disa veprimtarve të devotshëm të rrethit të Kërçovës kishte JATAK (qëndrim) edhe në dy vende që ishën çerdhe të UDB-së! Kur e dëgjova këtë vetëm që nuk më la mendja. Me rastin e burgosjes së Ruzhdi Veliut dhe “Hazirit” (Bexhet Lluzhës), këtë ma konfirmuan në atë kohë dy vetë dhe tash para dy vitesh u vërtetua me rastin e vdekjes së gjyshes së Shoferagës Diletantit. Intriganti përsëri ka filluar të keqëpërdorë lidhjet familjare dhe respektin shoqëror të disa njerzëve të manipuluar dhe të zënë peng për të vazhduar me trysninë ndaj familjarve që të ndikojnë tek unë për ndryshim të qëndrimit. Kjo nuk do të ndodhë kurrën e kurrës!

Qëndrimin tim publik me shkrim që Tridemi Psikopat është Projekt UDB-esk nuk do ta ndryshojë as plumbi! Kështu do të mbetet për jetë të jetëve, prandaj në vazhdim do të filloj me rrëfimin e veprimtarisë së përbashkët që t’i jepet mundësia lexuesit t`i lexojë dhe verifikojë të dhënat. Sqarim rreth veprimtarisë së përbashkët Me këtë sqarim që do ta publikoj duke filluar nga ditët e para të veprimtarisë së përbashkët nuk kam për qëllim t`ia mohoj dikujt kontributin dhe sakrificën që ka dhënë në kauzën kombëtare dhe aq më pak për ndonjë përfitim personal. Ata që na njohin dhe i dinë punët në detaje e kan kuptuar me shkrimet e para për çka bëhet fjalë, por për ata që na njohin dhe mendojnë se çdo veprim i yni ka qenë i koordinuar dhe për ata që na njohin më pak kanë nevojë për një sqarim më të detajizuar.

 

 

Nga ky këndëvështrim vazhdoj me shpalosjen e veprimtarisë së përbashkët për të dhënë kontributin tim modest për ndriçimin e të vërtetes mbi disa dilema që janë shkaktuar nga zhurmime dhe shtrembrime të ndryshme. Në mungesë të këtyre të dhënave Tridemi Psikopat duke shfrytëzuar afërsinë familjare, nderin dhe respektin e disa shokëve bashkëveprimtarë në mënyrë perfide përpiqet që shkrimeve të mia t`u japë karakter hakmarrës personal. Prandaj, në vazhdim në formën më të detajuar, duke filluar nga 1981-shi, vazhdoj me rrëfimin nën moton e thënies së Albert Eisteinit: Problemet që ka Bota nuk mund të zgjidhen me mënyrën e mendimit që i shkaktoi. Fazli Veliun e njoh prej se kam filluar të njoh njerëz, e kam edhe familjar, dhe që nga rinia e kam pas edhe idol si shumë bashkëmoshatarë të kohës. Sidomos që nga burgosja e tij bashkë me Qazim Rrushajn dhe Medin Eminin (tash i ndjerë). Në at kohë isha nxënës i klasës së 7-të në shkollën fillore. Nga viti 1973, me largimin tim nga vendlindja, u shkëputën lidhjet tona deri në gusht të vitit 1981 dhe kemi pas vetëm një përshëndetje sipërfaqësore familjare asgjë më tepër, përpos një rasti të vetëm kur u këthye Fazliu nga Eskurzioni që kishin organizuar me disa shokë në Shqipëri. Më Base, 14. 06.02016 3 tregoi për përshtypjet dhe kënaqësinë që kishte përjetuar. Ndër të tjerat më tregoi edhe për dajën Isa që e kishte takuar i cili na kishte përcjellë përshëndetje familjare dhe i kishte treguar se kemi pas letërkëmbime familjare, pa u thelluar në bisedë e pëfunduam me kaq. Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin për herë të parë në jetën time i kam takuar në Prishtinë në fund të Janarit 1983.

Para kësaj date nuk kemi qenë as shokë dhensh, as shokë lopësh, as shokë shkolle dhe as shokë veprimtarie. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak,(gusht të vitin 1978) nga shtatori u përpoqa disa herë të konkuroj për t`u punësuar si shofer në shpalljet për punësim të asaj kohe: te Xeherorja e Tajmishtit, ndërmarrja Graniti dhe Komuna. U mundua të më ndihmojë edhe Kasum Sadiku (tash i ndjerë) dhe një ditë në qershor të vitit 1979 më tha, citoj: Lami nuk bohet! Jam munduar si për vllaun, por nuk bëhet edhe pse i plotëson kushtet, nuk e di pse!? Por, ti e dinë rrugën dhe gjuhën ke punuar edhe në Austri, merre valixhen dhe ikë se për ty nuk ka punë në këtë dërzhavë! E kuptova mesazhin dhe nga 1 korriku 1979 u largova nga vendlindja për në Basel të Zvicrës për të punuar çka do qoft. Dikund nga fundi i gushtit të vitit 1981 në Bazel u takuam me një shok të fëmijërisë, Halit Zeqirin, edhe më tregoi se e ka pa Fazliun me dikend në Bazel dhe ma përshkruajti shoqëruesin. E mora me mend se cili mund të ishte dhe i shkova te puna Ismail Abdiut, u përshëndetëm dhe me kujdes e pyesë a ka ndonjë mik nga vendlindja? Ismailin e kisha shok në at kohë që më furnizonte me literature “ilegale” që nga viti 1979.

Veprimtarinë me Ismailin dhe shokët tjerë të asaj kohe do t`i përshkruaj në memoaret e mia. Ismaili më tregoi se Fazliu është te ai në banesë dhe të nesërmen u takuam me Fazliun. Biseduam edhe më tregoi mjegullueshëm, si e ka zanat, shkakun dhe qëllimin e ardhjes. Në vazhdim filluam të takohemi më shpesh, kur isha i lirë vinte edhe në banesën time, ndërsa kohën tjetër banonte te Ismail Abdiu. Në dhjetor të vitit 1981 u takuam dhe më tregoi se ka gjet një punë sezonale për vitin e ardhëshëm dhe se dëshiron të largohet nga Zvicra në pritje të Garancionit. Më tregoi se dëshiron të shkojë në Gjermani në Dyseldorf ta kaloj dimrin atje te disa familjarë. Në atë kohë ishte vështirë të kaloje kufirin pa vizë . Organizova një vajzë franceze me një veturë, e shoqëroi deri në qytetin e parë në Gjermani nga ku kishte marrë trenin për të vazhduar udhëtimin. Nga mesi i dhjetorit të 1981 deri në fund të marsit të viti 1982 Fazliun, as e kam takuar dhe as e kam dëgjuar, sipas fjalëve të tij ka qëndruar në Dyseldorf! Ndërsa unë me fillimin e festave të fundvitit deri kah mesi i shkurtit të vitit 1982 isha në vendlindje. Nga mesi i marsit të vitit 1982 Fazliu filloi punën në Russwill të Lucernit, kështu që me largimin u rralluan edhe takimet, por së paku njëherë në muaj e vizitojsha.

Me ardhjen e Shefki Ollomanit në Zvicër (shtator 1982), që banonte te vllau i Aliut bashkë me Fazliun, me disa shokë bashkëvendas shpeshherë shkonim në vizita dhe qëndronim deri në mëngjes duke biseduar. Në atë kohë Fazliu kishte filluar të angazhohet në redaksinë e Zërit të Kosovës. Në fund të nëntorit të vitit 1982 u takuam dhe e pyeta se ku mendon ta kalojë dimrin. Më tregoi se aty nuk mundet të qëndrojë. I tregova se gjatë pushimeve të fundvitit unë shkoj në vendlindje dhe se do të qëndroj deri në fillim të shkurtit dhe e pyeta, nëse dëshiron të shkojmë bashkë. Me mbarimin e sezonës së punës në Ruswill erdhi te unë dhe me 23 dhjetor u nisëm për në vendlindje. Kaluam kufirin e Yugosllavisë legalisht me Pasaporta të rregullta udhëtimi. Ndërkohë i tregova se kam dëshirë të vizitoj vllaun tim Bajramin, që ishte në shërbimin ushtarak në Pullë. Aty qëndruam një pasdite deri në mbrëmje vonë bashkarisht me Bajramin. Vazhduam rrugën dhe marrëveshja ishte që kjo punë të mbetet Top secret. Në vendlindje arritëm vonë pas mesnate. Gjat rrugës më porositi që të takoj disa shokë të tij, Zeqir Eminin, Sulejman Elezin (tash i ndjer) dhe Imer Krotkën, t`i përshëndes në emër të tij, por mos u tregoj se Fazliu është në vendlindje. Veprova sipas porosisë dhe shkojsha shpeshherë në mbrëmje vonë për ta vizituar. Një natë pasi i tregova për shokët që i kam takuar shprehu një ide se si mund të takohet me ata ilegalisht në Prishtinë dhe më porositi që të bisedoj me ata.

Me profesorat u takova disa herë me të cilët bisedonim rreth temave Base, 14. 06.02016 4 të ndryshme të asaj kohe, për mua ishte kënaqësi dhe një ditë u tregoj se ka një mundësi të takohen edhe me Fazliun. Në fillim ju dukë pak i çuditshëm takimi pse në Prishtinë, bile Sula me shaka më tha citoj: “Selam mos na mundo deri në Prishtinë, Faka është në shtëpi, po shifi mundësitë një natë vonë të takohemi dikund”. Unë kryeneqi nuk pranova dhe për këtë i mbeta borxh Sulës, por edhe Ai nuk ma fali asnjëherë, me të drejtë, ndjesë past. Pasi i tregova Fazliut mendimin e Profesorave më udhëzoj t`u them se duhet të takojmë edhe disa shokë tjerë në Prishtinë, të cilët nuk kan mundësi me ardhë këndej. U takuam përsëri me Prof. dhe ua tregova arsyen, atëherë Prof. Imeri mu drejtua citoj: “more goci ti ma ke mbush mendjen të vi me ty, po du pa kry të mesë”. Atëhere Prof. Zeqiri tha edhe unë, ndërsa Prof. Sula qeshi dhe u pajtua edhe ai me kusht që të organizoj tri vetura citoj: “së paku mos na vrasin të krejtve përnjëherë”. Prof. Sula ishte shumë skeptik, sepse kishte vuajt shumë nga UDB-ja dhe në Fazliun vazhdimisht shprehte një dyshim, sidomos për miqësinë me Bexhet Bexhetin! Në vazhdim, brenda disa ditësh, angazhova edhe dy shokë tjerë me vetura dhe me 30 ose 31 janar të vitit 1983 u nisëm për në Prishtinë.

Në njërën veturë Abdul Ahmeti (tash i ndjer) dhe Sulejman Elezi, në tjetrën Nazmi Bajrami, Zeqir Emini dhe Imer Krotka dhe me veturën teme Unë dhe Fazliu. Rreth mesnatës u takuam në vendin e caktuar me shokët e premtuar të Fazliut, ata ishën 4 studentë nga Kërçova: Fadil Bajrami, Rufat Iseni, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri. Qëndruam duke biseduar badihava muhamet deri në mëngjes, vramë e premë duke shprazë nja tri a katër gymës litra konjak Skenderbeg nga Shqipëria dhe kur dulëm në mëngjes Sula më tha, citoj: “ Të thash mos më mundo kot deri në Prishtinë, këto i kam pas nxënës dhe i takojë sa herë të dua në Kërçovë!” I kërkova falje dhe u arsyetova se nuk e kam ditë, por Sula më tha këtë nuk ta bëjë hallall. Unë përsëri insistova të arsyetohem se në mbrëmje do të takojmë Feti Mediun dhe Sali Ramadanin! Sula i nervozuar më thotë. Fetiun dhe Saliun i kam shokë dhe i takojë në Kërçovë sa herë që vinë andej, po Ju vazhdoni pa ne! Në mbrëmjen e dytë, pasi i morëm adresat, shkuam unë dhe Fazliu të takojmë Nazmi Mediun, vllaun e Fetiut, sepse na iformuan se Fetiu nuk gjindet për momentin në Prishtinë. Në një ndërtesë shumëkatshe, diku në katin e 4-të ose 5-të e gjetëm banesën e Nazmiut.

I ramë ziles disa herë, por njeri nuk na e hapi derën. Prej aty shkuam te Sali Ramadani, dikund afër te Xhamia e Llapit, te disa baraka. I ramë ziles, pas pak u hap dera, Saliu doli, na përshëndeti, u habit kur na pa, Fazliun e mori brenda, qëndruan nja 5-10 minuta dhe dolën, i hypëm veturës dhe kur na përshëndeti Saliu ma bëri me shenjë se unë e kam fut kryet në thes dhe vazhduam udhëtimin për Austri. Gjatë rrugës nuk folëm për rastin, isha i nervozuar dhe ndjehesha i turpëruar që i mundova njerëzit për kurgjë deri në Prishtinë, sa që desha të plasë nga inati. Në Austri qëndruam një natë te Baba im në Salzburg. Edhe aty u turpërova edhe para babës që e kisha lënë të udhëtojë me tren dhe më tha: Ty babës nuk të bëjnë shokët, po ki kujdes! I tregova pak a shumë se edhe unë nuk ndjehem mirë për rastin. Të nesërmen vazhduam për në Zvicër. Fazliun e lash në Russwill dhe vazhdova për në Basel. Mu desht shumë kohë për ta përtypë gafën që bëra. Ndërsa, Fazliu këtë punë e kishte shit shtrenjt te shokët e redaksisë së Zërit të Kosovës. Në maj të vitit 1983 shkova në vendlindje, fillova ndertimin e Shtëpisë. Për mjeshtër mora Beqir Limanin me vllëzërit e tij dhe Sulejman Elezin. Përveç bisedave të përgjithëshme të asaj kohe nuk patëm asnjë bisedë tjetër organizative. Sula vazhdimisht më ngacmonte për rastin e Prishtinës, sepse n`atë kohë Lëvizja jashtë vendit nuk kishte ndonjë strukturë organizative, përveç redaksisë së Zërit të Kosovës, ndërsa të tjerët ishin vetëm simpatizantë dhe lexuesë të literaturës ilegale të asaj kohe dhe pjesëmarrës nëpër Demonstrata që zhvilloheshin në Perëndim. Nga fundi i dhjetorit 1983 deri nga mesi i Shkurtit 1984 kam qenë në vendlidje. Gjatë asaj kohe si zakonisht takohesha me bashkëvendas, por nuk kam pasë as udhëzime dhe as porosi nga Fazliu.

Një ditë në fund të Janarit 1984 erdhën Aliu dhe Musa te unë, qëndruan deri në mbrëmje vonë, bisedat e asaj dite kanë qenë thjesht vetëm analiza të situatës së asaj kohe pa ndonjë formë organizuese. Pasi u këtheva në Zvicër fillova me punën, gjatë ditëve të lira takohesha Base, 14. 06.02016 5 me Fazliun, e shoqërojsha sipas mundësive edhe në takime me shokë. Me rënjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës u shtua edhe aktiviteti rreth organizimit të demonstratave, por shpërtheu edhe një përçarje në Redaksinë e Z.K., e cila u reflektua edhe në mesin e veprimtarëve në mërgatë. Në at kohë kam mbajtë krahun e Fazliut me shokë. Aktiviteti tjetër që zhvillonim me Ismail Abdiun në Basel dhe aty ku kishim mundësi nga viti 1980, ka qenë thjesht agjitues përmes shpërdarjes së literatur ilegale, organizimi i tubimeve informative që mbanim, shpërdarja e literaturës dhe filmave nga Shqipëria, por kjo veprimtari nuk kishte të bëjë me Red. Zërit të Kosovës dhe as me Fazliun , ndërsa Lëvizja nuk kishte strukturë organizative. Në fund të qershorit të 1984, nuk më kujtohet data e sakt (27 ose 28) në mbrëmje rreth orës 22 më thirrë Fazliu në telefon dhe më tregoi se në Prishtinë kanë arrestuar disa shokë. Mbarova punën dhe nga Baseli shkova në Luzern (Ruswill). Më tregoi cilët shokë janë arrestuar dhe se Aliu e Musa janë në arrati. U konsulltuam me shokët që ishin bashkë në banesë me Fazliun (Vedat Ahmeti, Vaudin Ahmeti, Rami Ahmeti dhe Shefki Ollomani).

Vendosëm që dikush duhet të shkojë në Prishtinë për t`i tërhek dhe ramë në përfundim se pasaporta e Vaudinit mund t’i përshtatet Musait, ndërsa e Shefkiut Aliut. Të nesërmen në mëngjes heret i hypa veturës nga Baseli për Prishtinë, pa adresë dhe pa asnjë numër telefoni ose kontakt personi. Në Prishtinë në atë kohë kishën përfunduar ligjëratat dhe përshkak të festës së Bajramit studentët ishin larguar. Shkova në disa banesa që i mbajsha mend për të takuar dikend. Në njërën takova një student nga Cërvica e Kërçovës ( Enver Ballazhin). Pasi e njoftova se kush jam dhe pse kam ardhë më tregoi për arrestimet dhe largimin e studentëve. Kur u qetësua pak e pyeta për Rufatin dhe Safetin dhe pasi u bind se kush jam më tregoi se Safeti gjindet ende në Prishtinë po nuk e dinte sakt ku. Si zakonisht rasti është mbreti i botës, e takova Safetin në afërsi të Menzës së Studenteve! Pasi u ulëm dikund biseduam,më tregoi për ndodhitë dhe në mbrëmje vonë shetitëm andej ku e kishin lënë vendtakimin, por s`i takuam Aliun e Musain dhe vazhduam për Mitrovicë. Të nesërmen përsëri e kaluam në Prishtinë dhe në mbrëmje vonë i takuam Aliun e Musain në vendtakimin e caktuar. Shkuam te banesa ilegale e tyre takuam edhe dy shokë nuk më kujtohen emrat e tyre, biseduam deri në mëngjes. At ditë ishte ditë Bajrami dhe zonja e shtëpisë me kafen na solli edhe një ëmbëlsirë. Rreth orës 10-të para dite u nisëm në drejtim të Nishit për në Zvicër.

Pasi kaluam Serbinë u ndalëm të pushojmë në një pushimore në Sllavonski Brod. Pas pushimit 3-4 orësh vazhduam rrugën për Slloveni dhe disa kilometra para kufirit biseduam rreth sjelljes në rast pengese gjatë kalimit të kufirit. Kontrolluam edhe njëherë veturën dhe pas autoparlantve gjetëm në gyp letre të mbështjellur disa pllakata të formatit A3 me Portretin e Jusufit, Kadriut dhe Bardhit, që në atë kohë i shpërndanim nëpër Europë. Na ra keq t’i gjuajmë në Slloveni, i mëshehëm në veturë dhe vazhduam deri te kufiri Slloveni-Itali. Gjatë kontrollimit të pasaportave, kufitarit i ra në sy pasaporta e Musait dhe kërkoi që të dalë nga vetura për ta kontrolluar. Pasi e morën Musain për kontroll Aliu më thotë: Auu do t`ia gjejnë Letërnjoftimin! I habitur e pyes po ku e ka letërnjoftimin? Ai më thotë në xhep! E pyesë: Po ti a ke letërnjoftim me vete? Po, më thotë dhe e nxjerrë nga xhepi! Ia mora nga dora dhe e futa pas shpuzores dhe i habitur e pyes se çka drejqin ju dashtën Letërnjoftimet! Musain e arrestuan, nderkohë na kontrolluan edhe neve, na i ndalën Pasaportat dhe na thanë të presim në veturë. Aliun e mori edhe njëherë në pyetje Shefi i policisë doganore, por e lëshoi përsëri. Për mos me e zgjat me detaje të rastit, dikund nga ora 4 e mëngjesit na i dha pasapotat dhe na uroi rrugë të mbarë duke e lëkund kryet dhe urdhëroi policët që ta hapin rampën.

Pasi kaluam kufirin italian u ndalëm të pimë një kafe dhe ashtu të mërzitur për Musain që e arrestuan, vazhduam rrugën deri në kufi të Zvicrës gati pa biseduar fare. Kaluam edhe kufirin zvicëran, u takuam me Fazliun e Mazllamin, që kishën dalë me na pritë, dhe vazhduam për Russwill. Kjo ikje shkaktoi bujë të madhe si në vendlindje ashtu edhe në mesin e gurbetçarëve dhe aktivistëve. Me këtë mori fund edhe veprimi jem “ilegal”. Base, 14. 06.02016 6 Nga ky rrëfim i kësaj periudhe sqaroj lexuesin se Fazliu Veliu ka pas Pasaport të rregullt udhëtimi, kalimi i kufinjve ka qenë legal dhe ka pas status të punëtorit sezonal. Në këtë periudhë nuk kam vrejt diçka të veçantë. Ka pas gjendje ekonomike shumë të dobët dhe ka punuar punë fizike dhe kushte shumë të vështira banimi. Për këtë ndjeja keqardhje që nuk mundesha ta ndihmoj. Për qëndrimin në Düsseldorf tek familjarët e tij dhe në cilën Ambasadë të Zvicrës e ka marrë vizën Sezonale duhet të sqarojë Fazliu. Ndërsa, për largimin e Aliut nga Prishtina në korrik të vitit 1984, përshkrimet e zbukuruara dhe të stërmadhuara se e paska organizuar Lëvizja, Dega jasht vendit, janë vetëm pallavra. Emrat që kam përmend më lart në këtë rast janë: Vllau dhe dy kushëri të Aliut. Ky veprim ka qenë familjar e shoqëror pa asnjë mbështetje organizative.

Spekullimet se Aliu paska qenë “Superman” apo “Spiderman” nuk qëndrojnë. Aliu dhe Musa në atë kohë kanë qenë në gjendje të mjerueshme ekonomike. Për ka gjindëshmëria kanë qenë për keqardhje. Për shpenzimet as që ka folë njeri, përveq një “bakshishi” prej 200 frangash nga Fazliu. Jo që nuk kanë dashur ,por nuk kan pasë dhe për këtë as që e kemi folë ndonjëherë dhe as që ia vlen. Spekullimet se dikush e ka financuar këtë largim, janë vetëm një blla-blla pa shije që më përtohet edhe ta dëgjoj. Aliu ka qenë një lupalesh i vogël që më është dhimbsur shumë në at kohë! Dhe nuk besoj në përshkrimet spektakulare Hollivudiane. Ndërkaq, përfundoj me periudhën e veprimtarisë së përbashkët Gusht 1981 – Gusht 1984, duke ritheksuar se Arsyja e drejtimit tim përmes “Letrës së Hapur” nuk ka qëllim hakëmarrës, por me rastin e Tradhëtisë së Kumanovës dolën në sipërfaqe disa shenja të Tradhëtisë së Madhe.

Në veçanti, Komunikatat që u publikuan me 08 dhe 09 Maj në emër të UҪK-së kishin edhe një portret, gjë që s`është praktikuar në të kaluarën! Publikuesi i Komunikatave e ka obligim moral kombëtar të sqarojë, pse u praktikua kjo formë dhe i kujt është portreti në Komunikatë?! P.S. Në vazhdim do t`i përshkruaj edhe periudhat tjera për të dhënë kontributin tim modest për demaskimin e Tradhëtisë së Madhe dhe jo, për t`u hakmarrë, e as për të vajtuar të kaluarën, aq më pak për ndonjë përfitim personal. Unë bëra aq sa munda dhe aq sa dita. Për këtë nuk jam penduar dhe nuk do të pendohem kurrë!

Por, që nuk ka mjaftuar edhe për këtë jam i bindur, përderisa udbashët dhe kriminelët janë ende në maja të pushtetit! Unë e kam vendos të shkoj deri në fund!

 

(Ky shkrim nuk paraqet qendrimin e portalit FOL.mk , por është letër e hapur e autorit të lartë cekur.)

Fol.mk