ministlat

Ia ka nisur si shaka që në ditën e parë të emërimit, kur kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në një krizë kaq të madhe poltike, vendosi të ua vështirsoijë edhe më shumë jetën shqiptarëve, duke i lënë çështjet e rëndësishme në duar të fëmijëve.

Të turpëruar edhe me faktorin ndërkombëtar pas emërimit të Ministrave të rinjë në egzekutivin e Qeverisë më anti-shqiptare në këto 26 vite pluralizëm politik të Maqedonisë. Përbërja e re e ministrave nga radhët e BDI është pjesë e humorit dhe hajgareve të ndryshme në këtë parti. Burime partiake thonë se ata po quhen “ministla” dhe jo ministra, për shkak se konsiderohen si persona pa përvojë dhe pa asnjë lidhje me udhëheqjen e ministrive, të cilët muajve të fundit janë të bllokuar dhe nuk kanë bërë asnjë aktivitet që mund të ketë ndonjë rezultat apo realizim të ndonjë projekti. Ky emër përkledhës fëmijëror sipas disa anëtarëve tregon se bëhet fjalë për kuadro “axhami”.

Pas emërimit të “ministlave”, homologët e tyre nga VMRO-DPMNE pothuajse ju kanë marrë të gjitha kompetencat, ku zv.ministrat maqedonas kanë zhvlerësuar vendime të kolegëve të tyre shqiptar. Për 2 muaj asnjë vendim nuk është marrë nga ana e përfaqësuesve shqiptar.

/FOL.MK