Revista “Fokus” ka dalë me një kopertine dhe lajm kryesor të guximshëm kësaj radhe.

Sipas saj, autoritetet e kanë zbardhur se kush ka porositur vrasjen e pesëfishtë të quajtur si rasti “Monstra” në Smilkovë, transmeton Albeu.com.

“Pas asaj masakre që ndodhi në prag të Krishtlindjeve ka patur edhe motive politike. Porositësit e saj janë gjetur”., – shkruan “Fokus”.

“Gjashtë të akuzuarve me burg të përjetshëm në Smilkovë u është kthyer shpresa se do të lirohen, pasi që prokurorja kërkoi nga Gjykata Supreme ta rikthejë për rigjykim në shkallën e parë rastin e tyre. Zyrtarisht, mbrojtja ka patur të drejtë sepse dëshmitë janë të dobëta, kurse jozyrtarisht po shihet motive i vërtetë për vrasjen, kurse po evidentohet edhe porositësi i saj”., – vijon revista.