Kandidati për President të Amerikës nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve në Stamboll.

Ai ka thënë se tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të mbrojtur Amerikën nga terroristët.

“Edhe një tjetër sulm terrorist, këtë herë në Turqi. A do ta kuptojë ndonjëherë bota se çfarë është duke ndodhur? Shumë i trishtuar. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur këtë terrorizëm të tmerrshëm jashtë Amerikës”, thuhet në reagimin e Trumpit.