Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot marrëdhënie të mira me Rusinë pavarësisht një pohimi nga shërbimet sekrete se presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një fushatë ndërhyrëse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Të kesh marrëdhënie të mira me Rusinë është një gjë e mirë, jo e keqe. Vetëm njerëzit budallenj, ose të çmendur, do të mendonin se është keq!”, shkruan Trump në profilin e tij “Twitter”.

“Ne kemi mjeftueshëm probleme përreth botës pa njëri-tjetrin. Kur unë të jem president, Rusia do të na respektojë shumë më shumë nga se bëjnë tani dhe të dy vendet, ndoshta, do të punojnë bashkë për të zgjidhur disa nga problemet e Botës!”, thekson ai.

Sipas një deklarate të shërbimeve sekrete amerikane të publikuar dje, “Putini ka urdhëruar që të influencohet në zgjedhejt presidenciale amerikane për minuar procesin demokratik dhe dëmtuar kandidaten e partisë Demokrate, Hillary Clinton”.