Donald Trump është betuar si Presidenti i 45’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk i ka marrë shumë kohë për të bërë gabimin e parë.

Në një cicërim në Twitter nga llogaria e tij personale, ai ka ndarë një mesazh ku shkruan se do të jetë i nderuar “honoured”, t’u shërbejë amerikanëve.

Por, ai ka bërë një gabim trashanik drejtshkrimor, duke shkruar “honered”, në vend se të shkruajë “honored”, gabim që ka rënë në sy tek ndjekësit e tij në Twitter.

Duke parë se ka gabuar, Trump ka shlyer postimin duke e zëvendësuar me një tjetër.

Por, shlyerja e këtij postimi mund të jetë shkelej e ligjit, pasi që në SHBA ekziston një ligj që çdo shkrim dhe deklarim të presidentit e cilëson si pronë publike dhe si i tillë duhet të ruhet dhe nuk guxon të shlyhet, shkruan New York Post.

Ky ligj ishte kaluar në vitin 1978 dhe vlen edhe për Presidentët edhe për Zëvendëspresidentët.

Por, meqë postimi është bërë nga llogaria e tij personale dhe jo nga llogaria zyrtare e Presidentit të SHBA’ve, ai mund të mos kapet nga ligji.