Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për media e cila kishte të bënte me dhunën në Virgjinia kishte ardhur deri tek një “konflikt” me gazetarët.

Pas pjesës zyrtare të fjalës së tij, përcjell Telegrafi, në të cilën ai ka thënë se “racizmi është gjë e keqe”, disa gazetarë u përpoqën për të bërë pyetje, por kjo nuk ndodhi

Gazetari: Zoti President, në qoftë se ne mund të bëjmë disa pyetje?

Trump: Mua më pëlqejnë lajmet e vërteta, jo të rrejshme. Ju jepni lajme të rrejshme!

Gazetari: Zoti President, ju nuk keni përhapur shumë dezinformata?

Kjo ishte pyetja pas së cilës Tramp u largua nga aty.

Këtë gjest të radhës së presidentit Trump, disa media e kanë vlerësuar si një “konfirmim se marrëdhënia e tij me anëtarët e shtypit nuk është një nga talentet më të mëdha të tij”.