Vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka, ka vendosur t’i japë fund beqaris.ë

Ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur me të dashurën e tij, për të cilën është spekuluar tash e sa kohë.

Besniku në mënyrë mjaft romantike i ka propozuar të dashurës në bregdet në perëndim të diellit.

Momentin e ka ndarë në rrjetin social Instagram, ku ai shihet duke e puthur të fejuarën e tij.

Besniku ka gjetur kohë për jetën e tij private në mesin e shumë angazhimeve të tij me koncerte dhe performanca “live”.

Ai mbetet një nga zërat më të bukur të skenës muzikore shqiptare dhe ndër të paktët performues LIVE me bendin e tij në skenat shqiptare.