Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, kanë pranuar telegram urimi me rastin e festave të fundvitit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj, ka marrë telegram falënderimi nga sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për mbështetjen e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.