Heroi kombëtar shqiptar, Isa Boletini po nënçmohet në mënyrën më të rëndë nga partia shqiptare në pushtet dhe lideri i saj, duke e vendosur shtatoren e tij në fshatin Saraj, ndërsa sheshi qendror i Shkupit, për të cilin vetë Boletini luftoi deri në ditët e fundit të jetës së tij është mbushur me figura të historisë sërbe, bullgare dhe të tjerë

Analistë politikë e kanë vlerësuar këtë veprim të BDI-së, si shumë të ulët për përfitime elektorale, madje duke i mohuar Isa Boletinit vendin e tij të merituar në ish kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës – Shkupit, duke e “interrnuar” atë në fshatin Saraj.

Veprime të ngjajshme nga kjo parti, janë përsëritur edhe më parë në kohë të këtilla, e cila për të bërë bujë mediatike, ka “interrnuar” figurat e ndritura të kombut shqiptar, duke vendosur shtatoret e tyre në thellësi të fshtrave të ndryshme, larg qyteteve të cilat vizitohen nga turistë dhe personalitete të ndryshme.

Vlen të theksohet se shtatoret e kriminelit serb Car Dushan, shtatoret e Goce Dellcevit, Jane Sandavskit si dhe të luanave dhe lopëve në sheshin qendror të Shkupit janë financuar me paratë e buxhetit të shtetit, i cili mbushet edhe nga taksapaguesit shqiptarë, ndërsa përmendoret shqiptare janë donacione nga vetë biznesmenë shqiptarë dhe banorë të fshtrave të ndryshme.