Shkruan Mr. Abdulla Sejdini

Në kohën kur një pjesë e mirë e mërgatës shqiptare tashmë gjenden në shtëpitë e tyre, në mesin e familjarëve të tyre, ndërsa një pjesë tjetër bën pregaditje për nisje për në vendlindje në këto ditë të nxehta, regjimi i këtij shteti po përgadit “suprizën” e radhës për to pas asaj të zgjedhjeve të fundit. Për SKANDALIN ndaj mërgatës shqiptare e në veçanti asaj kërçovare si gjithmon pushteti mundohet në mënyrë tinzare jo vetëm që ta fshehi por edhe ta kamufloj nëpërmjet të shërbetorëve shqiptarë në pushtet.

I nxitur në këtë shkrim për të nxjerr shqetsimin tim por besoj që edhe të gjithë juve ndaj këtij fenomeni diskriminues që u bëhet bashkëvendasve tanë që përkohësisht punojnë e veprojnë jashtë vendlindjes, ku një pjesë e tyre për të siguruar ekzistencën por edhe për të mirëmbajt pjesën tjetër të familjes që e ka këtu, janë detyruar të largohen nga vendlindja, ky regjim antishqiptarë, gjegjësisht partia shqiptare në pushtet, bën pazare në dëm dhe kurriz të mërgatës shqiptare vetëm e vetëm që ti përmbush dëshirat e partnerit të MONSTRËS, LAGJES SË TRIMAVE por edhe të atij të SOPOTIT për t’i shpëtuar PËRGJEGJËSISË për të “bëmat” sot e 14 vite më parë e pse jo e më herët. Tashmë që bisedimet për LISTËN ZGJEDHORE janë në përfundimin e sipër dhe që ditëve në vazhdim pritet që përfaqësuesit e partive politike të dalin dhe të rrahin gjoksin se cili “ndikoj” që kriza e deritanishme është duke u “zgjidhur”, paraqiten edhe listat e “votuesve fiktiv” që tashmë punojnë për fshierjen e tyre, që ka qenë edhe si problem kryesor i këtyre bisedimeve, por ajo që paraqet shqetsim është fshierja e një numri të madh të bashkëvendasve tanë që i gjejmë nëpër lista si “votues fiktiv” dhe që barazohen me votuesit e Pustecit.

Të respektuar, janë gjithsej mbi 1000 kërçovarë, bashkëvendas, familjare, prindër, shokë, miq të mi e të juaj, që punojnë e veprojnë jashtë vendit, të cilët janë FSHIRË NGA LISTA ZGJEDHORE dhe e kanë HUMBUR TË DREJTËN E VOTËS, e drejtë e cila është e garantuar me aktin më të lartë juridiko-politik të një vendi, Kushtetutë. Janë po këto numra të cilat i fshihen vetëm komunës së Kërçovës e paramendoni se nga sa janë fshirë nga komunat tjera me shumicë shqiptare! KUJT I PENGON MËRGATA SHQIPTARE (KËRÇOVARE)? Mos ndoshta përqëndrimi i mërgatës shqiptare kundër politikave të këtij regjimi i detyroi këto që, ashtu si në zgjedhjet e fundit, mërgata shqiptare të jetë kurbani i pazareve politike rreth listave zgjedhore dhe votuesve fiktiv? Përse mërgata kërçovare të përjashtohet nga zhvillimet e jetës në vendlindje?? Përse pushtetarët ikin nga përgjegjësia që kanë ndaj mërgimtarëve?

Përse janë fshi mbi 1000 bashkëvendas tanë kërçovarë kur dihet që dallimi në vota midis kandidatit shqiptarë dhe atij tjetrit është gati po aq? Mos ndoshta mbaroi pazari i bërë me partnerin e koalicionit dhe si gjithmon kërkoni që t’ia drejtoni gishtin e fajit mërgatës?!? Është shqetsues ky fakt sepse nuk është vetëm halli i votës por duhet tu tregohet dhe tu bëhet me dije që ekziston edhe problemi tjetër, për të cilën luftoni JU, mundësia e përjashtimit të mërgatës edhe nga regjistrimi i popullsisë.

Mos e harroni mundin dhe sakrificën që kanë bërë dhe bën mërgata si për familjet dhe popullsinë shqiptare, ashtu edhe për shtetin duke u paraqitur si burim kryesor financiar, benefitet e të cilave i merrni JU o pushtetar!! Aq shpejt harruat rolin e mërgatës në fitoren historike për komunën tonë? Një gjë duhet ta dini që mërgata jonë ka bërë më shumë se sa ç’ka bërë politika për këtë vend, andaj të mos lejojmë që këto zgjedhje mërgata jonë ti përcjelli si vëzhgues nga largësia, por të jetë pjesë e shembjes së këtij sistemi antishqiptarë.

Urgjentish të kthehen në listat votuese të gjitha ata të cilët janë të larguar nga lista dhe të largohen votuesit e vërtet fiktiv që i japin jetë këtij sistemi të kalbur. Është turp i paparë që heshtni për këtë padrejtësi që i bëhet bashkëvendasit, familjarit, prindërit, shokut, mikut tonë që i mohohet një e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Mirë se na vini të dashur mërgimtarë! Ne nuk ju harrojmë edhe atëherë kur pushteti ju largon nga lista e votimit sepse fundi fundit ky, por edhe çdo pushtet tjetër është i përkohshëm!!