Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirin, tha se nga një sulm me makinë – bombë në qytetin me popullatë shumicë kurde, Dijarbakir, janë vrarë tetë vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Ai mëtutje ka theksuar se një pjesëtar i dyshuar i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), po ashtu, është vrarë nga shpërthimi në këtë qytet juglindor, që ndodhi sot herët në mëngjes, afër një kapaciteti të policisë.

Sulmi u bë disa orë pasi autoritetet e Turqisë i kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Demokratike Popullore, që është pro-kurde.

Në mesin e të arrestuarve janë liderët e kësaj partie, Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag.

Kjo parti, për të parën herë ka hyrë në parlamentin e Turqisë vitin e kaluar, duke u bërë partia e tretë më e madhe në Turqi.

Turqia pretendon se kjo parti ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është jashtëligjore në Turqi.

Por Partia Demokratike Popullore i ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë për lidhje me PKK-në.

Turqia mbetet nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme të zbatuara prej muajit korrik, pas puçit të dështuar