Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlud Çavushoglu, ka paralajmëruar se Turqia do ta prishë marrëveshjen me Bashkimin Evropian (BE) për refugjatët, nëse shtetasit e tyre nuk marrin liberalizmin e vizave.Ai ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara me Bashkimin Evropian (BE) janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Në këtë kontekst, Çavushoglu, ka deklaruar Turqia do të marrë masa që t’i bllokojë këto dy marrëveshje, nëse BE-ja nuk ia liberalizon vizat.