Autoritetet turke shkatërruan një Kishë të braktisur Ortodokse Greke në rajonin e Bursës, shkruan greekreporter.

Kisha Ortodokse Greke e Georgios, e njohur si “Aja Sofia” në Bursa, u shkatërrua mes një kërcënimi të sigurisë, shtatë vjet pasi Drejtoria e Përgjithshme Rajonale e Fondacioneve Fetare mori ndërtesën nga komuna Nilufer në Bursa.

Komuna mori strukturën historike në vitin 2006, duke rinovuar vendin dhe e rihapi si “Shtëpia Kulturore Ozluca”, transmeton Telegrafi.

Por, drejtoria paraqiti një proces gjyqësor për të fituar pronësinë e Kishës në vitin 2013. Ndërtesa që atëherë ishte e braktisur.