Përmbytjet prekën gati 70 milionë qytetarë kinezë nëpër 28 provinca, tha sot Li Kungang, një zyrtar i Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, në një konferencë shtypi.

Kina pagoi një kosto të rëndë prej së paku 29 miliardë dollarë pasi vendi u përball me përmbytjet më të rënda, hera e parë që nga viti 1998, tha një zyrtar kinez sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmbytjet prekën gati 70 milionë qytetarë kinezë nëpër 28 provinca, tha sot Li Kungang, një zyrtar i Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, në një konferencë shtypi, njoftoi e përditshmja Global Times.

Ai tha se rreth 751 lumenj në Kinë kaluan “nivelet e tyre të alarmimit” dhe disa lumenj të mëdhenj, duke përfshirë lumin Yangtze, Lumin e Verdhë dhe liqenin Taihu u përballën me përmbytje.

“Është hera e parë që tre basenet kryesore të lumenjve përjetuan përmbytje rajonale ose mbi mesataren që nga viti 1998”, tha Li, dhe paralajmëroi për përmbytje të mundshme gjatë vjeshtës.

Po ashtu është hera e parë që nga viti 2003 që Kina u detyrua të hapë digën më të madhe në botë që prodhon energji elektrike Tre Grykat.

Kina ka regjistruar reshje të mëdha shiu këtë sezon, duke shkaktuar përmbytje në pjesën jugore të vendit dhe duke rritur nivelin e ujit në lumin Yangtze i cili pret digat e Tre Grykave, Wudongde, Xiluodu dhe Xiangjiaba.

Zhou Xuewen, një zyrtar tjetër kinez nga ministria, tha se numri i vdekjeve për shkak të përmbytjeve është më i ulët këtë vit, duke shtuar se 271 njerëz humbën jetën ose u zhdukën për shkak të katastrofave, 49,8 për qind më e ulët se mesatarja për periudhën e njëjtë në pese vitet e fundit.

Zyrtari kinez theksoi se gati 4,7 milionë njerëz u zhvendosën në vende më të sigurta gjatë sezonit të përmbytjeve, numri më i lartë në vitet e fundit.