Presidenti i Këshillit të Bashkimi Evropian, Donald Tusku, ka paralajmëruar sërish të enjten se pasojat ekonomike dhe politike të një largimi të mundshëm të Britanisë nga BE-ja do të ishin të rrezikshme edhe për bllokun evropian edhe për Britaninë e Madhe.Britanikët do të votojnë më 23 qershor rreth asaj nëse vendi i tyre duhet të qëndrojë apo të dalë nga BE-ja, ndërsa një sondazh i publikuar sot thotë se 53 % e tyre janë që Britania të dalë nga BE-ja. “Nuk kam dyshim se rezultatet direkte të daljes së Britanisë nga BE-ja do të ishin vërtetë të rrezikshme për ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për tërë Evropën. “Pasojat gjeopolitike janë tërësisht të paparashikueshme. Ajo që kemi nevojë sot është fuqizimi i komunitetit tonë perëndimor”, ka thënë Tusku gjatë një konference me media në Helsinki. Tusku gjithashtu ka thënë se sondazhet e fundit nuk janë inkurajuese.