Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e zgjodhi qeverinë kalimtare, e cila duhet t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Ministër i Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski, ndërsa Frosina Remenski ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Për Spasovskin votuan 95 deputetë, ndërkaq dy ishin kundër. Remenski, ndërkaq mori mbështetjen e 94 deputetëve, kurse dy votuan kundër.

Deputetët i votuan edhe zëvendësministrat e rinj plotësues. Oliver Andonov do të jetë zëvendësministër plotësues i Punëve të Brendshme, Dime Spasov i Punës dhe Politikës Sociale, Kire Naumov i Financave, Aleksandar Kiracovski i SHoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ljupço Nikollovski i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në fillim të mbledhjes u konstatuan dorëheqjet e ministrave të deritanishme të Punëve të brendshme Lover Andonov dhe Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Kryeministri Emill Dimitriev, duke e arsyetuar propozimin për ministra, tha se pret nga të gjithë anëtarët e qeverisë përkushtim të lartë dhe të punojnë me përgjegjësi.

Ai shtoi se fokus kryesor i qeverisë së re duhet të jetë organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, të cilat askush nuk do të mund t’i kontestojë dhe të cilat do të paraqesin fund të krizës politike.

Димитриев Собрание