Pas votimit të ministrave dhe zv. ministrave të LSDM-së dhe votimit të qeverisë kalimtare, Oliver Spasovski ka folur para gazetarëve, në emër të ministarve dhe zv. ministrave të LSDM-së.

Ai tha se që nga sot, funksionarët e kësaj partie do të jenë sytë e qytetarëve në qeveri.

”Më 11 dhjetor patjetër të ketë dhe do të ketë zgjedhje të rregullta. Në Maqedoni do të ketë vetëm zgjedhje të rregullta dhe asnjë lloj tjetër. Prandaj edhe jemi pjesë e qeverisë. Porosisim se do ta ndalojmë çdo tentim për çfarëdo lloj parregullsie parazgjedhore ose zgjedhore. Korrupsioni i votuesve, trysnitë, kriminaliteti, këto përfunduan”, deklaroi Spasovski para gazetarëve.