Me 92 vota pro, 3 kundër dhe 1 i përmbajtur, mbrëmë deputetët me procedurë të shkurtuar i votuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Kjo gjë ishte pjesë e marrëveshjes së fundit që katër partitë politike para tre ditësh e arritën në lidhje me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Përzhinos dhe dalje nga kriza politike.

Pas këtyre ndryshimeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të kryej kontroll shtesë për 39.502 votues, të cilët aktivisht duhet që të regjistrohen. Në të kundërtën, KSHZ e ka të drejtën që këto votues t`i fshij. Ato votues që janë jashtë vendit, ndërsa kanë letërnjoftim në Maqedoni (171.500) do të vendosen në një listë zgjedhore shtesë dhe për to nuk është kontestuese e drejta e votës.

Ndryshimet e ligjit u sollën nga deputetët, Artan Grubi i BDI-së, Imer Aliu i PDSH-së, Goran Sugareski i LSDM-së dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.