Në konferencën për media, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi u zotua se ujësjellësi i Tetovës do të jetë punë e kryer në vitin 2017 por para 3 muajve Arifi tha se puna e ujit në Tetovë është punë e kryer.

 

Më 1 tetor të viti 2016 kryetarja e Tetovës tha Storja 20 vjeçare e ujit të pijshëm ne Tetovë sot merr fund. Sot ne shënuam përfundimin e 8.5 kilometrave të rrjetit të ujësjellësit, që ishin stërgjatur pafundësisht, dhe si rezultat i këtij fakti qytetarët e Tetovës kishin probleme me ujin e pijshëm që është e drejtë bazike e çdo qytetari. Me përfundimin e rrjetit të ujësjellësit dhe me rrumbullaksimin e punimeve në filterstacion, përfundimisht kjo çështje mbyllet’, shkruan Telegrafi Maqedoni.