Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saj, prandaj ka kërkuar nga FIFA që ndeshja në fjalë të luhet në Bullgari si vend neutral.

 
Mirëpo, sajti ukrainas i frikësohet më së keqes. “Nëse FIFA thotë jo, Ukraina do të jetë në rrugë pa krye. Të luajë në shtëpi (edhe pse FIFA e di se kjo nuk është e mundur) ose të regjistrohet ndeshja me rezultat zyrtar. E njëjta dilemë do të jetë edhe me ndeshjen që parashihet të luhet në Kosovë, sepse ne nuk jemi në gjendje të luajmë në territorin e papranuar. Pra, imagjinoni tani sikur Ukraina t’i humbë 6 pikë nga Kosova, shpresa për kualifikim do të shuhej që tani”, shkruan “sport-express.ua”. Sipas tyre, një tjetër mundësi nëse FIFA nuk lejon të luhet në terren neutral, atëherë Ukraina do të kërkojë nga Kosova, që ndeshja e 9 tetorit të luhet në Shkodër të Shqipërisë, aty ku Kosova do t’i luajë në fillim ndeshjet si vendëse.