Liga e Evropës ka përballur Lazion dhe Galatasaryn dhe me këtë rast edhe tifozerinë e tyre të zjarrta.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1 dhe sot (e enjte) pritet të jetë një ndeshje e madhe.

Tashmë tifozët turk kanë mbërritur në Romë dhe pritet që të jenë të shumtë edhe brenda stadiumit Olimpico, pasi ata janë motiv që Galata të kualifikohet në fazën tjetër.

Se në Turqi ka shumë shqiptarë, këtë e tregon më së miri edhe fotografia e më poshtme, ku disa tifozë ultras shikohen në Romë duke pozuar me flamurin e Shqipërisë. /Telegrafi/

ultras galata1