unioni

Unioni i Nxënësve Shqiptarë ka reaguar nga diskriminit që u bëhen nxënësve shqiptarë.

Jasir Asani nga ky union thotë se deri tek ata kanë arritur ankesa të ndryshme për diskriminimin që po u bëhet nxënësve shqiptar. Ai thotë se kanë pranuar ankesa edhe nga nxënësit e shkollës së mesme në Shkup “Ilija Nikolloski Luj”, se po u bëhet diskriminim sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas tij, mbishkrimet e fotografive që i bën çdo maturant ato i kanë vetëm në gjuhën maqedone.

“Edhe ne jemi me këtë reagim para mediat për arsye se nxënësit kanë shprehur dëshirë që të reagojnë deri te Unioni i Nxënësve Shqiptar pasi që viteve të kaluar nuk ka pasur një union të atillë i cili merret me interesat e nxënësve shqiptar dhe nga ky vit ekziston ky union dhe atë kanë shprehur mirëkuptimin e tyre që të drejtohen tek ne dhe të kërkojnë zgjedhje së bashku të shohim se për çfarë arsye po diskriminohen nxënësit shqiptar”, deklaroi Asani.