Për të përkrahur protestat e sotme me moton “Ndal”, në mënyrë simbolike me bicikletë nga qendra e Tetovës deri në Shkup ka nisur profesori Azbi Ademi. Nëpërmjet një deklarate për portalin FOL.MK Ademi tha se sot me një grup çiklistiësh nga Tetova janë nisur për të përkrahur protestën “Ndal” që do të mbahet në Shkup me fillim në orën 14:00. “Sot i përgjigjemi apelit për protestën që mbahet në Shkup dhe kemi apeluar dhe lajmëruar shoqatat e çiklistëve ose grupet e Totova bike ose grupet e tjera të marrin pjesë në mënyrë masive në mënyrë të organizuar me biçikleta për të protestuar në Shkup. Qëllimi jonë është se nuk jemi të kënaqur me qeverisjen e tanishme të pushtetit, dhe jemi kundër kësaj qeverisjeje dhe kundër dhënies së amnestisë të njerëzve kriminelë dhe njerëzve të korruptuar të Maqedonisë. Ne asnjëherë nuk kemi qenë të kënaqur dhe as nuk jemi të kënaqur sepse si shqiptar çdoherë kemi qenë të shtypur dhe të drejtat nuk i kemi ashtu siç i kanë të tjerët”, tha Ademi. Ndryshe sot në Shkup me fillim në ora 14 në itenerarin nga ura e Bit Pazarit deri te parlamenti i Maqedonisë organizohet protesta kombëtare shqiptare “Ndal” që pritet të tubojë mijëra shqiptarë që do t’u thonë NDAL proceseve të montuara dhe fenomeneve tjera devijante politike.

tetova bike