LAJMËRIM

Pas Kumanovës, Likovës, Dibrës,.. kryesia e partisë Uniteti dje ndaloi në Shkup për formimin e dy degëve të saj, në Çair dhe në Studeniçan.

Në Kuvendin zgjedhor që u mbajt në Çair kuvendarët zgjodhën organet e degës që përcakton Statuti i partisë me në krye Kryetarin, profesorin Rexhep Kaloshi, magjistër i sociologjisë. Ai në paraqitjen e tij të parë para kuvendarëve u zotua se bashkarishtë do të rikthejmë sistemin e vlerave dhe dinjitetin në shoqërinë tonë pas degradimit të plotë të tyre në periudhën e kaluar.

Studeniçanasit u përcaktuan që në periudhën katër vjeçare në krye të degës së tyre të Unitetit të kenë juristin e ri Burhan Memedi, tek i cili gjetën rininë, energjinë, guximin, intelegjencën dhe vizionin në një vend.

Kryetari i Unitetit Gjenerali Gëzim Ostreni, të pranishmëve në të dy Kuvendet u premtoi se të gjithë së bashku, me një Unitet të fortë, do vazhdojmë proceset e bllokuara, me një programë të fuqishme dhe me njerëz të pakorruptuar dhe të aftë për ta zbatuar ate. Ai theksoi se vetëm nevoja për t’i dalur Zot popullit në këtë gjendje të rëndë në të cilën gjendet kishte sfiduar moshën e tij të shtyrë.
Shkup, 25.12.2015

unitet 1unitet 2unitet 3