Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela në një dalje publike para gazetarëve ka reaguar ashpër ndaj propozim ndryshimit të ligjit për tokën ndërtimore propozim i cili ka kaluar fazën e parë në parlamentin e Maqedonisë duke e kaualifikuar si një shërbim në dobi të kaosit urbanistik.Sela tha se në rast se ky ligj do të miratohet  do të jetë një ligj anti-kushtetues i cili bëhet me të vetmin qëllim që mafies urbane t’i dilet në ndihmë.

Kryetari i Komunës së Strugës për herë të parë pranoi se ai përvec gjyqësorit edhe një pjesë e inspektoriatit të Ndërtimit në varësi të pushtetit vendor është bërë palë me koncesionerët duke mos i nënshkruar urdhërat për prishjen e objekteve në plazhet e Strugës.Ai potencoi se prej dy muajsh pret nënshkrim nga Inspektoriati ndërtimor në mënyrë që të filloj me aksionin për pastrimin e bregut të liqenit duke paralajmëruar padi për të punësuarit dhe suspendim nga puna.

’’Pas propozimit të ndryshimeve të ligjit për tokë ndërtimore i cili ka kaluar në fazën e parë unë si kryetar i Komunës ashpër protestojë dhe për këtë tashmë i kemi infrormuar përfaqësit e huaja ambasadat në Maqedoni.Shpresojë që ky ligj të mos kalojë sepse nëse kalon do ti bëjm edhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese sepse ligji është anti-kushtetues dhe më mirë këtij propozimi do shkonte titulli i ligjit për mbrojtjen e Mafjes urbane .Me këtë ligj është qart më se mafia urbane bashkëjeton me mafien parlamentare .Kush janëata ?Janë ata të gjithë që e votojnë këtë ligj sepse nuk ka se si ndryshe ti quash të gjithë ata që nënshkruen për këtë propozim ligj.

Kuptohet se ligji është i paracaktuar nga të njëjtën njerëz që krijuan kaosin urbanistik dhe tani mundohen ta mbrojnë këtë kaos të mafies urbane.Problematika është akoma më e thellë sepse këto individ gjejnë mbrojtje edhe te institucionet e tjera si shtetit drejtësia  por fatkeqësish edhe brenda Komunës së Strugës dhe e them në mënyrë të hapur pa asnjë hezitim  sepse ka dy muaj që unë si kryetar Komune kam një luftë të brendshme me inspektorët e mi të ndërtimit të cilët janë të pavarur në veprimtarin e tyre të cilën nuk i nëshkruajnë vendimet në mënyrë që brenda javës në mënyrë që unë t’i pastrojë këto objekte ashtu sic kam premtuar në mënyrë që qytetarëve tu kthehet plazhi’’tha ai

ziadin