mensurNga Mensur Pajaziti

Qysh në një kohë Aziz Pollozhani, tash u.d. rektor i Universitetit “Nënë Tereza” i zgjedhur nga partia shqiptare në pushtet, BDI, ka ngrit shumë dyshime në opinion se ky universitet është dorë e zgjatur e BDI-së në prag të zgjedhjeve për të fituar votën e qytetarëve. Kujtojm në një prej diskutimeve me një mik të vetin nga Struga, nuk e di pse akoma pa u legalizuar si duhet Universiteti i Tetovës donin ta çonin fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup për legalizim, ndërsa në atë kohë me habiti fakti sesi ndaj tij dhe mikut tij pati një sjellje jo dhe aq njerzore, sepse ne ishim në mbrojtje të UT-së në krye me të ndjerin prof. Fadil Sulejmani, por për çudi sot e asaj kohe ky person, tash u.d. rektor nuk i shuhet ambicja për shkatërimin Universitetit të Tetovës.

Si duket nostalgjia ka ngel në mendjen e tij si i pa ngopur që është me të gjitha benifitet shtetërore partiake, por s’ka të ndalur shpirti i tij egoist. Por më çudit fakti se si ka mundësi që nëpër komisionët përkatëse gjinden nga një ish funksioner ose antër të PDSH-së, VMRO-së dhe BDI-së, që nënkuptohet se bëjn treshen e famshme për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” për qëllime vetanake. Sikur të mos u mjaftonte UT e cila u legalizua me gjak e sakrific nga populli. Ndërsa në anën tjetër nuk u vjen keq as profesorëve që po pranojnë apo keqperdoren qëllimisht emrat si Prof. Mirushe Hoxha,  Prof. Murtezan Ismaili dhe të tjerëve, e ashtu si ja lejojnë këtë lluks dikujt në emër të tyre të bëjnë veprime të tilla ku thuhet se nuk pyeten.

Realizimet me sukses të qellimeve të tyre si duket nuk janë ngopur antarët e të tre strukturave politike dhe duhet që tu plotësohen kërkesat e tyre për paga të majmë se gjoja bëjn shkencë e reformim të arsimit shqip. Opinioni e di mirë se së paku i kemi dy universitete si UT-ja dhe UEJL-ja, e tash sikur po na duhet dhe i treti universitet ndoshta për nevoja të cilat veç partitë që e themelojnë mund ta dijn.

 

© fol.mk