Për hir të 22 Nëntorit, ditës së alfabetit Unioni i Shkollave të Mesme Tetovë ka organizuar marsh simbolik dhe program festiv, njofton Fol.

Marshi do të jetë me pikënisje në shkollën Medicinale SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetove ora 12:00. Do të vazhdojë deri në qendër të Tetovës. Më pas programi do të vijojë në Pallatin e Kulturës me fillim të orës 13:00.

Programi do të përmbajë këngë, poezi, recitale të organizuara me iniciativë të vet nxënësve. USHMT u’a uron festën dhe i mirëpret të gjithë të interesuarit. /Fol/