Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi ka reaguar pas ndalimit të dy nxënëseve me shami që të hynin në një shkollë fillore në Ohër.

Sipas komisionit, kjo ka penguar të drejtën e arsimimit për nxënëset duke qenë diskriminim për shkak të fesë, përcjell Albeu.com.

“Liria e fesë manifestohet në forma të ndryshme, ndër të cilat është edhe mbajtja e simboleve fetare. Kufizimi i mbajtjes së këtyre simboleve në shkolla për pjesëtarë të cilit do qoftë religjion të paraparë në Kushtetutën e RM, paraqet formë diskriminimi në bazë fetare. Nënkuptohet, Komisioni është i vetëdijshëm se liria e fesë mund të kufizohet, por kufizimi duhet të përkufizohen me ligj dhe duhet të jenë të detyruehsme për mbrojtje të sigurisë, rendit, shëndetit publik, morali ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve -Marrëveshja ndërkombëtare për të drejta qytetare dhe politike, neni 18, akti 3; Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, neni 9, akti 2”., – shprehet komisioni.