LSDM vazhdon me përhapjen e kaosit dhe trazirave në vend, vlerësojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

“Qeveria e Zoran Zaevit me ligjin për amnisti dëshiron ta legalizojë kriminalitetin. Me këtë ligj qeveria e LSD-së vetëm sa më shumë e thellon krizën që ato vetë e krijuan me qeverisjen e tzre destruktive. Me këtë do të cënohet siguria e qytetarëve maqedonas”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-së me këtë ligj Zaev do instalojë koalicion kriminal, duke shtuar se ky ligj nuk mundet të miratohet para zgjedhjeve lokale dhe në këtë mënyrë manipulohen familjet e të burgosurve.