Ernesto Valverde ka publikuar tashmë listën me 18 futbollistët e ftuar për ndeshjen El Clasico ndaj Real Madridit.

Barcelona është mysafire e Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Ky takim zhvillohet në Santiago Bernabeu të shtunën dhe pritet të fillojë në një orar të pazakontë, nga ora 13:00.

Tanimë, të dyja skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit për këtë ndeshje të madhe ndaj një rivali të urryer, siç është Reali.

Trajneri i gjigantit katalunas ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të ftuar për El Clasico, ku përbëhet nga 18 futbollistë.

Lista nuk ka ndonjë befasi, por ka mungesa të mëdha nga lojtarët që janë të lënduar dhe nuk kanë arritur të rikuperohen.

Samuel Umtiti, Gerard Deulofeu, Arda Turan, Ousmane Dembele dhe Rafinha nuk ia kanë dalë të kthehen nga lëndimi dhe do të mungojnë në El Clasico.

Lista e Valverdes: