ryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, për Plusinfo vërtetoi se një nga gjykatëset është në pushim mjekësor, por dhe se seanca do të fillojë sot, por nuk dihet se kur do të përfundojë. Gjykatësit Suprem duhet të vendosin për vendimet për paraburgim të funksionarëve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski, përcjell Zhurnal.

“Seanca do të fillojë por kur do të përfundojë është çështje tjetër. Kjo nuk është diçka që bëhet për dy apo tre seanca, ka mjaftueshëm kohë që gjërë e gjatë të shqyrtohen të gjitha ankesat, përgjigjet e ankesave, dëshmive, dhe kur të përfundojë e gjithë kjo, opinioni do të njoftohet për vendimin”, thotë Vangellovski duke pritur që më së voni deri nesër do të dihet nëse Grujevski, Jakimovski dhe Boshkovski do të paraburgosen apo jo.

Ai nuk deshi të tregojë nëse të gjithë pesë gjykatësit që do të vendosin janë nga Penalja apo nga ndonjë repart tjetër. Shkurt prokomentoi se të gjithë pesë gjykatësit janëë nga Gjykata Supreme./Zhurnal.mk