Agjencia e lajmeve ”META” bën të ditur se ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, që ishte lehtësues në bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos dhe atyre të grupeve të punës, sot është kthyer në Belgjikë.

Marrëveshja e tij si ekspert i pavarur përfundon më 27 mars, por ai do të kthehet sërish në Maqedoni më 4 prill, duke deklaruar se do të kthehet që t’i ndihmoj Maqedonisë për të ecur përpara.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, Vanhoutte ironizoi mjaft shumë me situatën politike në vend, përmes protagonistes së tij, një mace, ndërkaq përveçsi ndërmjetësues, Vanhoutte u bë i njohur edhe për faktin se pedalonte bicikletën e tij kudo që shkonte.

Ai nuk nguron që ta bëjë edhe një shaka shtesë me partinë VMRO-DPMNE, duke thënë se nuk e ka ndërmend që bicikletën e tij t’ia jepë Muzeut të VMRO-së. Këtë deklaratë e ka thënë në intervistën e tij dhënë kësaj agjencie