Edhe përkundër reagimeve të trupit gjykues për të ndaluar torturën ndaj atë akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave” brutaliteti policor ndaj tyre ende vazhdon. Nesër është caktuar seanca e radhës por vështirë se do të mbahet e njëjta pasi avokati mbrojtës Naser Raufi kërkon me ngulm dënimin e autorëve që kanë bërë deliktin e torturës. Në të kundërtën, nuk ka kuptim të zhvillohet seanca, kërcënon ai.

“Rrugëdalja e vetme është që të pritet që të sanksionihen këto veprues e mandej të vazhdojë seanca pasi që këto të akuzuar nuk janë në gjendje të vazhdojnë me gjykimin pasi që është në pyetje një torturë psiko-fizike që u bëhet dhe praktikisht nuk janë në gjendje edhe të mbrohen në këtë rast. Dua të them se të drejtat e njeriut janë shkelur në mënyrë maksimale, jonjerëzore dhe praktikisht ka ardhur në pyetje edhe vetë mbrojtja e këtyre të akuzuarve. Unë biles mendoj që edhe nesër siç do herë deri tash që ka ndodhur që do të ketë ndonjë situatë të ngjashme si herëve të kaluara”, tha avokati mbrojtës Naser Raufi.

Ndërkohë zëvendës-ministri i mbrojtjes Agim Nuhiju nuk e konsideroi të udhës për t’u përgjigjur në pyetjen tonë se deri ku është arritur me hetimin lidhur me keqtrajtimin e të akuzuarve për rastin “Lagja e Trimave”.

“Sot jemi vetëm për të promovuar zyrat, drejtohuni herëve tjera, do të keni informatë zyrtare”, u shpreh zëvendës-ministri i Mbrojtjes Agim Nuhiju.

Më së shumti torturë është ushtruar ndaj të akuzuarit Demë Shehu dhe Andi Krasniqit gjatë sjelljes së tyre në gjykatë nga burgu i Prilepit. Deri më tani akoma nuk ka asnjë garanci se kallëzimet penale që janë dërguar në Prokurorinë themelore nga ana e MPB-së dhe Avokatit të Popullit do të përmbyllen me marrjen e dënimit të merituar për dhunuesit ndaj të dyshuarve.