Me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” këto ditë kanë vendosur shtylla mbrojtëse në trotuarin në rrugën Shën Qirili dhe Metodij, përpara ndërtesës të objektit të mëparshëm të “Nova Makedonija”.

Me kërkesë të qytetarëve, për të siguruar lëvizje papengesa për këmbësorët përgjatë kësaj korsie këmbësorësh, në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin Shën Klimenti i Ohrit deri te objekti i Halk Bankës janë vendosur dyzet shtylla mbrojtëse.