Me shpërndarjen e Kuvendit, kryetari nuk ka mundësi kushtetuese, ligjore dhe sipas rregullores për të konvokuar seancë, informojnë nga kabineti i kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanoski pas shtrimit të nismës për procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për presidentin Gjorge Ivanov nga deputetët e LSDM-së.

Që atje theksojnë se janë bërë konsultime me shërbimet profesionale në të cilat edhe një herë është konfirmuar se nuk ekzistojnë mundësi për konvokimin e një seance të tillë.

Në situatë kur Parlamenti është i shpërndarë, sipas Kushtetutës, seancë e ardhshme mund të konvokohet vetëm në rast rreziku për luftë dhe gjendje të jashtëzakonshme, gjegjësisht katastrofe natyrore apo epidemie./shenja