Trajko Veljanoski në një intervistë në TV Sitel ka shprehur bindjen se në të ardhmen, në bazë të kushtetutës dhe ligjeve lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski dhe i BDI-së Ali Ahmeti do të gjejnë forcë për të formuar Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Nuk ka asnjë shans për ndryshimin e Kushtetutës, zgjatjen e afatit të Prokurorisë Speciale Publike, tha Veljanoski në një intervistë për TV Sitel.

Sipas tij, javën e ardhshme, nga 23 deri më 29 janar do të jenë të mbyllura të gjitha çështjet e hapura dhe do të vazhdojë seancën konstituive ku do të zgjidhet edhe Kryetari i Kuvendit dhe për të zgjedhur përbërjen e re të qeverisë.