Bosna dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria me dekada qeverisen nga pushtete të kapur nga grupe kriminele. Ky është një përfundim zyrtar që buron nga qendrat e vendosjes, vendet perëndimore, BE dhe SHBA. Për këtë qëndrim tashmë, në rrugë diplomatike, janë të njohura edhe qeveritë e vendeve të Balkanit perëndimor.

Vendi i parë që e kuptoi këtë mesazh është Shqipëria. Ishte pikërisht Kryeministri shqiptar, Edi Rama, që e kuptoi drejtë dhe reagoi shpejtë në krijimin e kushteve për fillimin e luftës kundër grupeve kriminele që veprojnë brenda dhe jashtë strukturës shtetërore në Shqipëri. Dhe, kur qendrat e vendosjes e kuptuan dhe u bindën se Kryeministrit Rama është serioz dhe i vendosur në lufën kundër krimit dhe korrupcionit në Shqipëri ato i ofruan ndihmë morale, teknike dhe përvojë nga ekspertë antikrim të strukturave të tyre. Poashtu i shpejtë ishte edhe reagimi i diplomacisë Amerikane, duke filluar nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deri te Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, që vizitoi Tiranën për të mbeshtetur Kryeministrin Rama dhe Qeverinë shqiptare në luftë kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Kjo ndihmë Amerikane tashmë edhe u finalizuar me vizitën e Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit me nderime më të larta protokolare, të njëjta me ato që u bëhen Presidentëve të shteteve. Kjo përkrahje tashmë ka filluar edhe të zbatohet me zbarkimin e ekspertëve të parë antikrim të FBI-së, si strukturë më e njohur e Globit.

Ndonëse janë të gjithë të vetëdijshëm se lufta e filluar, kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, nuk do të jetë e lehtë dhe e shkurtë, sepse, përveç kundërshtimit që vjen nga segmentë të caktuara kriminele të opozitës, rezistenca vjen edhe nga struktura të brendshme qeveritare që bashkëpunojnë me grupet kriminele, janë të vendosur që Shqipëria të pastrohet nga grupet kriminele që kanë vepruar të papenguar në çerek shekullin e kaluar.

Është vështirë të kuptohet pushteti i Kosovës! Ajo, si Shtet më i ri i Globit, pas atyre vuajtjeve dhe krimeve sërbe që përjetoi populli i saj në shekullin e kaluar, dhe falë ndihmës aq të madhe që mori nga qendrat e vendosjes, NATO, SHBA, BE, OKB, të çlirohet, lejoi të jetë në grupin e vendeve të qeverisura nga pushtete kriminele. Nuk mund të ketë arye për popullin e vuajtur të Kosovës të lejojnë me dorën të tyre të udhëhiqen nga një strukturë kriminele, të cilët, përveç korrupsionit dhe veprave kriminele kurrë nuk kanë menduar për hallet dhe vuajtjet e popullit!

Prandaj, qendrat e vendosjes, pasi e panë se veprimet kriminele dhe korrupsioni vazhdojnë të rritën në Kosovë, ato detyruan pushtetin e saj të pranon krijimin e Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë, që pritet të fillon shumë shpejtë me aktivitetin e saj. Nuk ka asnjë dilemë se edhe Kosova, me ndihmën e qendrave të vendosjes ndaj Gjykatës Speciale të krimeve në Kosovë, do të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni.

Sërbia dhe Mali i Zi sikur kanë marrë në dorë vet të përballen me pastrimin e grupeve kriminele, prandaj rezulltatet atje janë të vogla dhe të padukshme, sepse rezistenca ndaj ndryshimeve pozitive është e lartë.

Situata më e vështirë është në Bosnë dhe Hercegovinë dhe në Maqedoni. Nëse krahasohet angazhimi i faktorit ndërkombëtar në këto dy vende dhe angazhimi i tyre në vendet tjera të Balkanit perëndimor, lehtë vërehet se këto dy vende nuk kanë ardhë ende në pikën për të cilën duhet të marrin ndihmën serioze ndërkombëtare. Apo, thënë me fjalë tjera, Bosna e Hercegovina dhe Maqedonia janë dy vende për të cilat duhet të gjindet një zgjidhje e qëndrueshme, sepse, ato, ashtu si janë tani, do të jenë gjenerator të përhershëm të problemeve në BE dhe në NATO. Prandaj nuk mundet Maqedonia dhe Bosna e Hercegovina të bëhen pjesë e BE-së dhe e NATO-s nëse ato kurrë nuk mund të garantojnë stabilitet të brendshëm aq më pak të garantojnë fqinjësi të mirë, parime këto bazë për të qenë anëtar të BE-së dhe NATO-s!Prandaj lëvizjet e fundit në Maqedoni e forcojnë këtë logjikë dhe janë pikërisht të orientuara në gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme dhe të përhershme. Dhe, shumë shpejtë do të vjen dita kur për Maqedoninë dhe për Bosnën e Hercegovinën, dhe jo vetëm, do të vendoset në një Konferencë ndërkombëtare për vendosjen e paqës së përhershme në Balkanin Perëndimor. /GESh