…Pra ishte një AKTGJIKIM dhe një AKTVENDIM nga Gjykata Themelore Shkupi II-Shkup që tronditën opinionin.
E para ;Aktgjykimi ( Jo i plotfuqishëm) për dënimin drakonik të dy të rinjëve ka shpërfaqur indinjatë dhe dyshime të mëdhaja për drejtësi të selektuar, ashiqare bazuar në faktin se kush janë dhe si flasin kryerësit e veprës e jo për faktin se si dhe çfarë vepre penale është kryer ! Pra nuk është çështja se a ka vepër penale në rastin konkret por si është peshuar kjo vepër dhe a ka qenë e tejdukshme ,,shamia e Justicias,,. Në mungesë edhe të detajeve tjera nuk jemi në mundësi të shkoqitim më gjërësisht këtë moment .
E DYTA ; AKTVENDIMI lidhur me BFI-në.
Ajo që arritëm të lexojmë në rrjetet sociale brendinë e aktit të gjykatëses së vetme në seksionin kompetent të gjykatës për çështje fetare ashiqare konstatohet papërgjegjësi dhe konstruim i ndihmuar nga hallkat e pushtetit. Pra në aktvendim potencohet se RIJASETI si organ më i lartë në BFI si institucion fetar ka kuvenduar më 30.03.2019 dhe se Reisi aktual Sulejman eff. Rexhepi ka dhënë dorëheqje dhe se është emruar Reis tjetër me të dhëna përkatëse. Këtë moment gjykatësja nuk ka guxuar ta lëshojë pa verifikuar në mënyra tjera (exofficio) se a ka ndodhur një gjë e tillë, pavarësisht dokumenteve që janë dorëzuar. Pra shkarkimi apo dorëheja e një Reisi madje emërimi i një tjetri pa dyshim se do të ishte një FAKT botërisht i ditur, pa së cilës gjykatësja ndoshta nuk do të duhej ta provonte.
Gjykatsja pa dyshim se ka vepruar jo profesionalisht madje lirshëm mund të konstatohet se mund edhe të kishte qenë e instrumentalizuar, por kjo nuk e arsyeton.
Moment tjetër indikativ është se, NËSE procesverbalet kanë qenë të vulosura dhe të arkivuara në BFI dhe si të tilla të dorëzuara në seksionin e gjykatës, ky moment shpërfaq përgjegjësi subsdidiare të Reisit S. eff. Rexhepei sepse administrativisht ka qenë i sabotuar. (Nëse akte nuk kanë qenë të vulosura atëherë është diçka tjetër, atëherë përgjegjlësia bie edhe më tepër tek gjykatësja).
Unë personalisht kam vërejtje serioze në disa norma të KUSHTETUTËS së BFI-së, madje edhe me disa veprime të Reisit aktual Sulejman eff. Rexhepi, për instrumnetalizimet politike të tij , por me revoltën më të madhe e atakoj pushtetin politik dhe gjyqësorë për kësisoj ndërhyrje në autonominë e BFI-së. Kushtetuta është e qartë, dihet kush i zgjedh organet më një Bashëkësi Fetare në rastin konkret ato Islame, ata nuk mund ti përcaktoj as shteti e as pushteti gjyqësorë. Institucionet e shtetit kuptohet mund të ndërhynë vetëm në pajtim me ligjet pozitive.
Dhe për fund një digresion lidhur me prononcimin e mbrëmshëm të Reisit S. eff. Rexhepi ; -I dashuri Reis ju mund ti luteni Zotit si individ S. Rexhepi për ta bekuar Nikolla Gruevskin dhe kjo është e drejta juaj personale , por Ju nuk keni të drejtë në cilësi të REISIT të BFI i veshur me uniformë të shpërfaqni BLASFEMI për bekimin e dikujt qoftë ai edhe kryeministër i vendit .
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi JU .
( q.aliu )