Nga foltorja e Kuvendit, Grubi dhe Alimi  për të satën herë harrojnë se ata janë vet pjesë e qeverisë dhe se bashkë me BDI-në e tyre janë përgjegjës të drejtpërdrejtë në vendimet e kësaj drejtësie selektive dhe të korruptuar, andaj Lotët e krokodilit që ata derdhin I kanë kuptuar gjithë shqiptarët.
“Kjo  sipas tyre ka ndezur alarmin për intervenim në gjykatë dhe nevojë për reforma të thella në tërë sistemin gjyqësor, sistem ky që deri tani na e kanë shurdhuar veshin se e kanë reformuar.

Me vendimin skandaloz u dëshmua drejtësia selektive, qoftë në linjë etnike, fetare ose partiake. Po dënohen dy të rinj me nga 19 vite burg, gjegjësisht 38 vite, ndërsa vrasësi i Almirit të vogël në Kumanovë është dënuar me vetëm 6 vite burg dhe ju mundësuar të mbrohet në liri. Nëse kjo nuk është drejtësi selektive, atëherë nuk e di se çfarë është”, ka pyetur deputeti Artan Grubi qeverinë ku edhe ai bën pjesë.

Ai i pa u skuqur në fytyrë ka përmendur edhe rastet “Sopot” dhe “Monstrum”, raste këto të kohës së bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE – në e Nikolla Gruevskit, si shembuj të drejtësisë selektive, ndërsa për rastet e protestave në Gjorçe Petrov, ku protestuesit dogjën dyqane në pronësi të shqiptarëve tha se asnjë nga të dyshuarit nuk është dënuar.

Pasi pika për Këshillin Gjyqësoior do të diskutohet e para, koordinatori i BDI, Ejup Alimi, kërkoi një orë pauzë që të koordinohen dhe përgatiten për diskutim për rastet gjyqësorë që ndodhën dje, si ai i dënimit me nga 19 vite burg i dy të rinjve por edhe i BFI-së.

Seanca do të vazhdojë rreth orës 13.00.