Shokues dhe të turpshëm e vlerësojnë ekspertët vendimin për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit të Sead Koçan. Ish kryetari i Gjykatës së Lartë, Dane Iliev, thekson se gjykata duhet ta hedh poshtë kërkesën për mbrojtje me ligj të prokurorëve shtetëror për paraburgim, për shkak se sipas tij, ka të bëjë me lëndë të Prokurorisë Speciale. Ilievi për Telma shtoi se në karrierën e tij nuk kujton që t’i largohet paraburgimi në të dyshuari në arrati.

Avokati Davidoviq, mendon se ky është një sulm direkt në punën e PSP dhe se me emërimin e funditë të gjykatësve është përgatitur terreni për largimin e paraburgimit të Sead Koçan.

Gjykata Penale të premten largoi paraburgimin dhe flet-arrestet për Koçan. Por përsëri tani Gjykata Penale duhet të vendos për paraburgimin për shkak të arritjes së ankesës së PSP-së.