Shënoje në kalendar ose vendos alarmin tani, sepse një ngjarje e rrallë qiellore do të ndodhë ditën e fundit të këtij muaji. Më 31 janar do të shfaqet e ashtuquajtura “Super Blue Blood Moon”, një eklips i plotë hënor me Hënën e plotë dhe Hënën e Gjakut – një dukuri e trefishtë mahnitëse që ndodh për herë të parë pas më shumë se 150-vjetësh.

Pra, çfarë është “Super Blue Blood Moon”? Blue Moon ose Hëna Blu është, në thelb, një emër që nënkupton Hënën  e plotë të muajit dhe më 31 janar, ajo do të jetë edhe me ngjyrë të kuqe të zjarrtë (termi Hëna e Gjakut – Blood Moon). Kjo dukuri nënkupton një hapësirë më të vogël të Diellit me Tokën. Hëna Blu është gjithashtu një dukuri e rrallë teknikisht, sepse do të ndriçojë më afër Tokës sesa zakonisht, duke rrezatuar rreth 14 për qind më shumë.

Sipas Space.com, kjo është hera e parë në më shumë se 150 vjet që përputhen tri ngjarje në të njëjtën ditë, ndaj është rast i rrallë që duhet adhuruar.

Por jo të gjithë do të jenë në gjendje ta shohin eklipsin, pasi më e dukshme ngjarja do të jetë në Perëndim. “Nëse jetoni në Amerikën e Veriut, Alaska ose Hawaii, eklipsimi do të jetë i dukshëm para lindjes së diellit, më 31 janar”,- bën me dije NASA në një njoftim zyrtar. “Për fat të keq, eklipsimi do të jetë më sfidues në zonën lindore. Po kështu, në Lindjen e Mesme, Azi, Rusinë Lindore, Australi dhe Zelandë e Re, “Super Blue Blood Moon” mund të shihet gjatë zbehjes së Hënës, në mëngjesin e datës 31.