Euro 2028 do të zhvillohet në Angli, Irlandë të Veriut, Republikën e Irlandës, Skoci dhe Uells. Është ky vendimi më i fundit i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s sipas BBC.

Siç shkruajnë mediat britanike, kjo ishte kandidatura e fundit e mbetur, kështu që nuk është aspak surprizë.

Ndërkohë Euro 2032 do të mbahet në Itali dhe Turqi. Të dyja shtetet kandiduan së bashku për të drejtën e Europianit.

Ceremonia për zbulimin e vendeve mikpritëse të Europianit u zhvillua në Nion të Zvicrës, aty ku UEFA ka selinë qendrore.

Kujtojmë që Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani. Ende pa u vendosur skuadrat që do të marrin pjesë, UEFA ka nxjerrë në shitje rreth 1.2 milionë bileta./tvklan.al