Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga qëndrimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka pranuar të tregojë në publik, një pjesë të ambjentit në të cilin jeton.

Në edicionin e muajit dhjetor të revistës “Architectural Digest“, familja e parë e Amerikës ka lejuar prezantimin e një turi eksluziv në ambjentet ku jeton, në katin e dytë të ndërtesës.

“Ambjentet e tyre private mbeten një oaz i qytetërimit, dhe shijes së hollë, në një ambjent politik, shpesh të privuar nga të dyja këto anë”, shkroi gazetari  Mayer Rus referuar ambjenteve të brendshme.
 
Dizajneri nga Los Angelesi Michael S. Smith u zgjodh të arredojë hapësirën, kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008. Ai ka qenë arreduesi zyrtar që nga ajo kohë duke i dhënë edhe zyrës ovale një tjetër pamje, në vitin 2010.
 
“Ata janë të fokusuar dhe i shprehin qartë preferencat e tyre”, tregon Smith për ciftin Obama. “Janë të tërhequr pas elegancës dhe gjërave të thjeshta.”
shtepia-3
 
shtepia
 
shtepia-1-768x432