Në prag të festave të Ilindenit, kur Ohri pritet të vlojë prej turistëve, ndërsa janë paralajmëruar edhe shumë koncerte, autoritetet lokale kërkojnë që organizatorët të mos i mbajnë ngjarjet e këtilla, nëse nuk kanë kapacitetet për respektimin e zbatimit të protokolleve. Biletat për këto koncerte tashmë janë lëshuar në shitje.

“Shtabi i krizës bëri thirrje, gjegjësisht u rekomandoi të gjithë pronarëve të lokaliteteve në të cilat janë caktuar këto ngjarje, të mos i japin me qira lokalitetet për organizimin e ngjarjeve të llojit masiv, nëse nuk ka kushte për respektimin e dispozitave të këtij protokolli. Mendimi im personal është se nuk duhet të ketë koncerte”- deklaroi Konstatin Gjeorgjieski – kryetar i Ohrit

Organizatorët e festivalit Vera e Ohrit, i cili fillon më 4 gusht paralajmërojnë masa të rrepta dhe prani të zvogëluar të publikut në të gjitha ngjarjet. Në përurimin në vend se 1700 në Teatrin antik do të ketë vetëm 400 shikues. Secili doemos do të duhet të mbajë maskë, ndërsa do të matet edhe temperatura e secilit vizitor në hyrje.

“Realizimi i mbrëmjeve të festivalit do të jetë sipas protokolleve të përcaktuara rreptësisht dhe masave të caktuara nga Komisioni i sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimeve të Ministrisë së Kulturës. Kjo do të thotë edicion më ndryshe në aspektin organizativ, por sipas cilësisë së interpretuesve në nivel të historisë së pasur të festivalit”- pohoi Natasha Popoviq – drejtoreshë e Verës së Ohrit

Programi për shkak të situatës ka ndryshuar disa herë. Të gjitha ngjarjet do të mbahen në skena të hapura.