Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, përmes Facebook-ut ka përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë për votimin e Ligjit për gjuhët. Ai ka shkruar se Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni i kontribuon forcimit të demokracisë, shkruan Fol.

”Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkëkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe. Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, shkruan Veseli. /Fol/